Temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celsius

Ditët e fundit të muajit Mars do të jenë tipike pranverore me temperatura të larta. Sipas metoalb temperaturat pritet të rriten në ditët në vijim.

“Kjo fundjavë vijon të mbetet me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Herë pas here, pritet të kemi prezencë të pakët të vranësirave, të cilat mund të krijojnë ndonjë mundësi për reshje të izoluara. Por nuk do të jetë problematike.

Sa i përket vlerave termike do të vijojë rritje e tyre duke shkuar në vlera tipike për muajin Mars. Pritet që vlerat në ultësirën perëndimore të ngjiten në 17 apo 18 gradë celsius. Në zonat malore maksimumet pritet të shkojnë në vlerat mbi 10 gradë celsius”, u shpreh meteorologu Hakil Osmani.

Sipas parashikimeve të motit edhe muaji Prill do të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Klan News