Lapraka do të vazhdojë të ketë fushën e futbollit, por këtë herë me standardet e duhura. Këtë e pohoi kryebashkiaku Veliaj gjatë dëgjesës për buxhetin me banorë të Njësisë 11.

“Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin, është se fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t’i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sportiv, që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua…”

Kryebashkiaku edhe në Laprakë  theksoi domosdoshmërinë që Partia Socialiste të ketë shumicën në Këshillin bashkiak.

“Mezi pres që bashkë me Blerinën dhe energjinë që po çlirohet në gjithë Shqipërinë, me Edi Ramën në krye të PS, të fitojmë në 61 bashkitë për të pasur mundësi që lulëzimin, pastrimin, higjienën, investimet që po shohim në Tiranë, të kemi mundësi t’i shohim në çdo cep të Shqipërisë.”

Duke cituar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndikimin e ndotjes nga makinat Veliaj apeloi qe automjetet të përdoren sa me pak.

Tv Klan