Të dielën, gazetari i emisionit Stop në Tv Klan, Klintoni shkoi në selinë e Partisë Demokratike ku po zhvilloheshin zgjedhjet për kryetarin e ri të demokratëve.

Gazetari pyeti disa prej figurave të njohura të PD-së se cilin prej kandidatëve votuan. Sikundër, pyeti edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke i kërkuar një opinion nëse do ta mundte Edi Rama po të ishte kryetar i PD-së.

-Nëse ti do të ishe kryetar i ri, do e mundje dot Ramën?

Sali Berisha: Tani, me këto “nëse” unë nuk jam. Unë nuk flas me “nëse”.

-Dje ka qenë ditëlindja e kryetarit Lulzim Basha…

Sali Berisha: I uroj 120 vjet.

-A ju ka telefonuar Sali Berisha një ditë përpara për t’ju thënë se kë do votoni apo jo?
Tritan Shehu: Nuk merret Sali Berisha me të tilla gjëra.

-Dje kishim ditëlindjen e kryetarit Lulzim Basha, sot kemi zgjedhjet. Ia dhatë votën si dhuratë apo jo?

Edi Paloka: Po, ia dhashë.

-Nëse Basha nuk do të kishte hyrë në këtë garë, kush e meritonte sipas teje?
Ori Nebiaj: Basha!

-Basha prapë?
Ori Nebiaj
: Po.

-Edhe nëse nuk do kishte hyrë?

Ori Nebiaj: Po.

-Ti për kë do votosh?

Ori Nebiaj: Vota është e fshehtë.

-A ia dhatë votën dhuratë për ditëlindjen apo jo?

Grida Duma: Unë e kam deklaruar publikisht si asnjëherë më përpara që do ta mbështes dhe vota ime shkon për Lulzim Bashën.

-Po të ishe ti kryetarja, do e mundje dot Ramën?
Grida Duma: ….. (qesh)

/tvklan.al