Marrëdhënia e njeriut me veten dhe natyrën në kohë pandemie

Në një periudhë aspak të zakontë, piktori i mirënjohur Gazmend Leka ka sjellë për publikun ekspozitën e tij të quajtur Noe. Pas ekspozitës “Lutja” dhe “Dhoma e Hapave të Humbur”, drama që përcjellin këto piktura të këtij cikli të tretë reflekton në jetën e gjithkujt.

“NOE” në galerinë FAB vjen e kuruar nga Ermir Hoxha. 24 vepra në pikturë, vendosin në qendër qenien në gjithë plotësinë e vet.

Në thelbin e vet, ato marrin një kuptim edhe më ekzistencial, për gjithë shoqërinë, duke i rikujtuar asaj edhe njëherë, aleancën e prishur mes njerëzve me krijuesin, apo me vetë natyrën.

Projekti i kësaj ekspozite lindi si reflektim i këtyre realiteteve. Në vizionin e Lekës, ajo ishte projektuar si e fundmja e një trilogjie paraprirë nga dy ekspozita, çelur vitet e fundit në Galerinë FAB.

Sipas vetë piktorit kjo ekspozitë i bën jehonë dramës së Shqipërisë i cili kohët e fundit ka përjetuar shumë mallkime ashtu si edhe këtë pandemi, shpërhapur në format global, si skenari më fatkeq i një filmi apokaliptik. Ekspozita “Noe” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 30 Nëntor.     

Klan Plus