Ndryshe nga herët e tjera, sot në studion e “Rudina” ishte një i ftuar shumë i veçantë. Ai në fakt është shpend dhe ka pasion futbollin.

Bëhet fjalë për një gjel, i cili ndryshe nga të tjerët ka një aftësi të veçantë. Gjeli arrin të ndjekë dhe gjuajë topin sapo ia pason atë.

Ai quhet “Messi”, si futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, emër me të cilin e ka pagëzuar Leandra Tushaj dhe babai i saj Lin Tushaj, të cilët janë tifozë të Barcelonës.

Gjeli është 1 vjeç. Pronarët e tij jeton në fshatin Rrenc të Shkodrës. Ai mbante veshur në studio uniformën e skuadrës së Barcelonës, të lojtarit Lionel Messi.

Ka qenë vajza Leandra, ajo që e ka zbuluar rastësisht e para se gjeli ndjek topin sa herë që ja pason. Leandra tregoi se gjithçka kishte nisur ndërkohë që ajo luante në baçen e shtëpisë së saj, ku pa dashje gjuajtur i kishte gjuajtur topin gjelit dhe ai ia kishte kthyer.

“Gjelin e kemi blerë një muajsh. Kemi baçe pranë shtëpisë dhe vajza luante aty çdo ditë me shokët e lagjes dhe ishte ajo që e zbuloi. “Babi, gjeli ka qejf të luajë futboll” më tha një ditë, por nuk e besova. Më pas më kërkoi një top më të lehtë se ai i futbollit, sepse nuk e gjuante dot gjeli. Blemë top, por gjeli e gjuante shumë fort dhe shpoi topin. Bëri disa video vajza më pas e besova. Luajnë me pasa tani. Vajza i do shumë kafshët dhe është meritë e Leandrës që i është kushtuar gjelit”, tha Lin Tushaj.

“Për herë të parë i kam gjuajtur padashje gjelit, aty e zbulova sepse ai më ktheu topin. Mua më pëlqen shumë futbolli”, tregoi Leandra./tvklan.al