Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme rreth orës 10:45 në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sipas policisë, viktima është 75 vjeç me iniciale A.B. E ndjera u gjet e mbytur në lum poshtë urës.

Në vendngjarje shkuan grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht. /tvklan.al