Një person është gjetur i pajetë në Elbasan këtë të diel. Klan News raporton se dyshohet që ai të jetë vrarë. Kjo për shkak të shenjave të goditjes që ka në kokë.

Sipas Klan News, paraprakisht dyshohet se viktima është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Sipas raportimeve, një tjetër pistë që po hetohet është edhe ajo e vetëvrasjes.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rënd, të cilat mbeten mister. Mësohet se viktima është gjetur i pajetë në një rrugë në lagjen “Visarion Xhuvani”./tvklan.al