Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në zonën e Rusit në qytetin e Shkodrës. Ajo është identifikuar si Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve. Ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i saj gjendet në Gjermani.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila bëri dhe mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga këqyrja e parë e trupit të pajetë u konstatuan shenja të bëra me mjet prerës.

Fillimisht për këtë ngjarje u raportua për vrasje, por më vonë policia sqaroi se bëhet fjalë për rast vetëvrasjeje.

Informacion paraprak:

Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan