Një persona rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë brenda një kamioni të parkuar tek mbikalimi i Kamzës. Policia e Tiranës thotë se viktima është me iniciale V.L.

Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që 50-vjeçari të ketë shenja dhune në trup. Dyshohet që ai të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Ekspertiza mjeko-ligjore do të nxjerrë shkaqet e sakta që i shkaktuan vdekjen 50-vjeçarit me iniciale V.L. /

tvklan.al