Gjermania mposhti 2-0 Francën në miqësoren që u luajt dje në Paris. Një ndeshje që nisi në mënyrë spektakolare me golin më të shpejtë në historinë e Gjermanisë, që mban firmën e Wirtz.

Vetëm 7 sekonda i mjaftuan talentit të Leverkusen për të zhbllokuar sfidën. Francezët u përpoqën të barazonin, vetëm Mbappe nuk mjaftoi për të thyer mbrojtjen gjermane.

Ekipi i Julian Nagelsman dyfishoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë kur në minutën e 49-të Havertz finalizoi me sukses një aksion të Musialës.

Klan News