Pas postimit të një mesazhi nga qytetari dixhital, dërguar ish – Kryeministrit Sali Berisha, ku flitej për lidhje të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri me Habilajt, ka ardhur edhe reagimi i vetë Ministrit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri mohon çdolloj njohje me vëllezërit Habilaj.

“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës./tvklan.al