GJKKO rrëzon kërkesën për rihapjen e hetimit për Mediun


GJKKO rrëzon kërkesën për rihapjen e hetimit për Mediun

15:53 27/07/2021

Ish-ministri akuzohet për tragjedinë e Gërdecit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.

Një nga argumentet e Gjykatës është dhe fakti se është parashikuar vepra penale pasi kanë kaluar 10 vite që nga shpallja e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes. Po ashtu sipas gjyqtarit Erjon Çela, kërkuesi, Prokuroria, viktimat apo trashëgimtarët e tij që të mundësohet rihapja e çështjes kërkohet paraqitja e provave të reja.

Gjykata e Lartë 2 muaj më parë shpalli moskompetencën për t’u shprehur lidhur me kërkesën e SPAK-ut për rihapje të dosjes për ish-ministrin dhe çështja i kaloi Gjykatës së Posaçme. SPAK ka deklaruar zyrtarisht se do ta ankimojë vendimin e gjyqtarit Çela si të pabazuar në ligj.

Tv Klan






Të ngjashme