42 % janë vlerësuar me notën 7 dhe 8. Vetëm dy nxënës morën pikët maksimale

Testi i provimit ka në total 60 pikë dhe ato janë arritur nga 2 maturantë në gjimnazet e Tiranës. Ndërsa 19 nxënës janë penalizuar për shumë pak pikë, duke mos marrë 10 absolute pasi kanë marrë 59, 58 apo 57 pikë dhe janë vlerësuar me notën e përshkallëzuar mbi 9.85. 10-ta nis nga 49 pikë dhe në total janë 1586 maturantë që kanë marrë këtë notë. Notën 9 e kanë marrë 15% e maturantëve ose 4979 nxënës në shkallë vendi.

Për herë të parë në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë janë më pak mbetës se në provimin e gjuhës së huaj me detyrim, pasi kanë ngelur 1911 maturantë në krahasim me 2246 që u vlerësuan me 4 në gjuhët e huaja.

Sipas rezultateve të bëra publike nga Qendra e Shërbimeve Arsimore numri më i madhe i maturantëve janë vlerësuar me notat 8 dhe 7. Madje përqindja e vlerësimit me këto dy nota përbën të njëjtën peshë, me 21% secila. 6901 maturantë kanë marrë notën 7, ndërsa 6927 kanë arritur pikët për notën 8.

20% e totalit të maturantëve janë vlerësuar me 6, ndërkohë që 3997 maturantë në mbarë vendin kanë marrë me pak se 22 pikë dhe janë vlerësuar me 5. Fasha në përqindje sipas notave të maturantëve

Klan News