Gjykata e Posaçme vendosi këtë të premte konfiskimin e pasurisë së Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për apartamente dhe truall me vlerë mbi 82 milionë lekë, të cilat sipas prokurorëve të SPAK ishin përfitime nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Muajin e shkuar, Gjykata e dënoi Moisi Habilajn me 10 vjet burg, dënim që iu shtua atij të Italisë fqinje, që e ka dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Megjithatë, Moisi Habilaj vijon të jetë në arrati pasi ia doli t’u shpëtonte karabinierëve italianë gjatë kohës që ishte në arrest shtëpie atje.

Për anëtarët e tjerë të grupit, Nazer Seitajn, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn, gjykata shqiptare vendosi për secilin nga 9 vite burg. 

Grupi i drejtuar nga vëllezërit Habilaj ka trafikuar nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane rreth 300 mln Euro drogë./tvklan.al