Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë gjatë sherrit me një 51-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në Durrës pas një konflikti.

Autori i dyshuar me iniciale A.Ç. u kap në flagrancë nga policia në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja. Ndërsa i plagosuri me iniciale A.S. ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. /tvklan.al