Një person është goditur me thikë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në qytetin e Durrësit.

Sipas Policisë së Durrësit, i plagosuri është një 60-vjeçar me iniciale L.B. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. /tvklan.al