Reperi Gold Ag i ftuar në emisioni Rudina në Tv Klan, ka folur gjatë për jetën e tij private dhe profesionale. Ndër të tjera ai ka folur edhe për besimin e tij në fenë islame. Ai ka treguar se në kohën e komunizmin nuk e praktikonin fenë, në momentin që reperi filloi ta praktikonte, i kërkoi edhe nënës së tij të falte 5 namazet. Nëna për shkak të moshës ishte shumë në dilemë, por e bindi atë vetëm me një pyetje: “A ke qejf të shkosh në xhenet me mua?”

Rudina Magjistari: Ju jeni një familje besimtarësh, më trego pak për lidhjen që ke ti me besimin.

Gold Ag: Nuk kemi qenë shumë praktikues më përpara,gjyshi në xhami po, edhe baba i nënës, por ka qenë komunizmi më përpara. Nëna ka qenë me profesion mësuese, babin e kam patur arsimtar dhe në atë kohë nuk ka pasur shumë rëndësi feja. Prej kohës që unë falem dhe praktikoj fenë islame, në atë kohë ka filluar edhe nëna ime. Më përpara ka agjëruar gjithmonë, por namaz nuk ka bërë dhe për këtë ndihem shumë krenar dhe falenderues ndaj Zotit që ia kam mundësuar edhe asaj ta praktikojë. Kur unë e kam kuptuar rëndësinë e namazit, kam dashur që edhe ajo të bëjë namaz. I kam thënë a ke qejf të shkosh në xhenet me mua, po tha, atëhere i thashë duhet të falesh. /tvklan.al