Katër persona të armatosur kanë grabitur një bankë në Ferizaj të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, raporton Klan Kosova. Grabitësit të armatosur dhe me maska, morën një shumë të konsiderueshme parash, por sasia nuk është ende e përcaktuar.

Gjatë arratisjes nga banka, të dyshuarit qëlluan me armë në ajër dhe shkëmbyen zjarr me policinë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.,

“Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë“, ka thënë një burim policor për Klan Kosova.

Policia është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit e bankës. Ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e tyre. /tvklan.al