Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me shërbim prove për 6 punonjësit e policisë privatë, të arrestuar pas grabitjes së 3 milion eurove në 9 Shkurt të këtij viti.

Ata u shpallen fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjyqtari Ardian Kalia vendosi pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg dhe dënimin e tyre me kusht.

Për këtë ngjarje Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet dhe ka të arrestuar 8 persona si të dyshuar se kanë kryer grabitjen.

Tv Klan