Greqia rekord negativ, 882 raste të reja me COVID



Greqia rekord negativ, 882 raste të reja me COVID

23:37 22/10/2020

Greqia ka shënuar sot një rekord negativ për COVID-19. Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit janë shënuar 882 raste të reja.

Po ashtu mësohet se dhe numri i viktimave vijon të jetë i lartë, pasi kanë humbur jetën 15 pacientë që ishin konfirmuar me koronavirus.

Greqia vijon të jetë shifra të larta të COVID-19, pasi në ditët e fundit rastet e reja kanë qenë me disa qindra.

Nga ana tjetër numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid deri më tani në Greqi ka shkuar në 28 216 persona mes të cilëve dhe kanë 549 pacientë kanë humbur jetën.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar një konferencë për mediat ku pritet që të shpallë dhe masat e reja kufizuese./tvklan.al




Të ngjashme