Greqia dëshiron të ulë tensionet me Turqinë fqinje. Kështu u shpreh këtë të martë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pas një takimi që pati me përfaqësues të partive opozitare të cilët i informoi për zhvillimet e fundit sa i takon politikës së jashtme.

“Megjithatë, sinqeriteti dhe evitimi i provokimeve është një element i rëndësishëm në këtë përpjekje, ashtu sikurse respekti për ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e detit”, deklaroi Dendias.

Sipas asaj që shkruan Kathimerini, Ministri informoi partitë për marrëdhëniet Greqi-Turqi dhe takimet që kishte zhvilluar gjatë vizitës së fundit në Ankara, ashtu sikurse edhe rezultatet e takimit informal për Qipron në Gjenevë.

Dendias përsëriti gjithashtu se i kishte ftuar homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu në Athinë./tvklan.al