Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e burrit



Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e burrit

10:37 05/01/2021

“Doja që burri të ishte i kënaqur dhe familja ime mos të prishej”

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi më 31 Dhjetor, ishte në dijeni të lidhjes intime të burrit me Zhanetën.

Në dëshminë përpara oficerëve të policisë, ajo ka thënë se Përparim Ademi njihej prej 30 vitesh me Zhaneta Metanin.

Për të mos ndarë familjen, Vjollca Tela thotë se e kishte pranuar lidhjen e burrit me Zhanetën. Jo vetëm kaq, por një arsye tjetër, sipas saj, ishte për lumturinë e vetë Përparimit.

Ajo pohon gjithashtu se me Zhaneta Metanin kishte krijuar miqësi dhe shkonin bashkë me pushime. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar të plotë dëshminë.

Dëshmia e Vjollca Telës, bashkëshortja zyrtare e Përparim Ademit: “Jam e martuar me Përparimin prej më shumë se 30 vitesh. Unë jam e papunë ndërsa bashkëshorti punon si bojaxhi dhe kovaç. Ne me bashkëshortin kemi bërë një marrëveshje që unë të mbaj mbiemrin Tela dhe ai të mbajë mbiemrin e saj Ademi, me qëllim që të forconim martesën. Burri im prej më shumë se 20 vitesh është njohur me Zhaneta Metanin dhe jam në dijeni që kanë lidhje bashkë. Unë e kam marrë vesh për lidhjen mes tyre dhe nuk kam ndërhyrë për të prishur lidhje e tyre pasi unë e doja Përparimin dhe doja ta mbaja familjen e bashkuar. Duke parë që burri im shkonte mirë me Zhanetën kam menduar që të krijojmë hyrje-dalje familjare me të në mënyrë të tillë që dhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime mos të prishej. Ne kishim krijuar marrdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa dhe për pushime shkonim bashkë në plazh në Pogradec, në Greqi dhe në shumë vende të tjera. Zhaneta ka fjetur me djalin e saj me muaj në shtëpinë tonë dhe unë e kam pritur si mos më mirë. Para dy ditësh e kam parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e pyeta se çfarë problem kishte dhe ai më tha se Zhaneta më ka tradhëtuar. I thashë le të tradhëtojë pasi në fund të fundit e ke të dashur. Por i mërzitur më ka thënë se do largoheshin. Më datën 31.12.2020 në mëngjes e pashë bashkëshortin shumë të shqetësuar për shkak të Zhanetës. Dola për të bërë pazarin dhe në kohën kur u ktheva në banesë nuk e gjeta Përparimin aty. E shqetësuar mora në telefon Zhanetën por më doli në telefon djali i saj i mitur i cili po qante dhe më tha se Përparimi erdhi në shtëpi dhe vrau mamin me tezen. Dola nga banesa dhe vajta tek shtëpia e Zhanetës por aty ishte policia dhe u largova”.   /tvklan.al







Të ngjashme