Programi “Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli historinë e Raimonda Qëndro, e cila është me nanizëm. Jeta e saj ka qenë e vështirë për shkak se është rritur pa prindër dhe gjithmonë është përballur me paragjykimet edhe për shtatin e shkurtër.

Ajo rrëfeu në studio se krejt rastësisht u njoh me personin që sot është babai i vajzës së saj. Jeta e saj ndryshoi pasi vajza e tyre erdhi në jetë. Pavarësisht se jeton me babain e fëmijës, Raimonda ka vendosur që vajza mos mbajë mbiemrin e tij.

Mirela Milori: Ndërkohë marrëdhënia me babin e vajzës, ju nuk jetoni bashkë?

Raimonda Qëndro:  Jo për momentin, vetëm e dimë që ai na ndihmon, na ndodhet për çfarëdolloj problemi, për çfarëdolloj gjëje, domethënë e kemi në çdo moment.

Mirela Milori: E ke mbështetje?

Raimonda Qëndro: Po përshembull, më sëmuret vajza ose diçka e tillë, ai pëgjigjet.

Mirela Milori: Po ty të ndihmon, nëse ke ti ndonjë problem, jo për vajzën?

Raimonda Qëndro: Sigurisht!

Mirela Milori: Ka krijuar familje tjetër?

Raimonda Qëndro: Jo është me neve, ne nuk kemi marrë atësinë!

Mirela Milori: Atësinë nuk ia ke dhënë?

Raimonda Qëndro: Jo nuk ia kam dhënë!

Mirela Milori: Duhet t’ja japësh!

Raimonda Qëndro: Jo e dua vetëm për vete, bie pak si keq, por e dua vetëm për vete.

Mirela Milori: Po nuk mendon që e penalizon vajzën nga ana juridike, sepse duhet të ketë mbiemrin e të atit?

Raimonda Qëndro: Mendoj se një kohë do vijë që nuk ka të bëjë fare nëse ke apo jo baba, kur e ka babain në krah dhe e di fëmija kush është, nuk është emri, nuk të mban një letër. Të më falësh, por një letër kurrë nuk të mban, nëse ajo e ka, e njeh dhe e përballon jetën me të, le të vazhdojë.

Mirela Milori: Duheni ti dhe babi i vajzës tënde?

Raimonda Qëndro: Po normal, çfarë është kjo pyetje të lutem. Normal që unë e dua.

Mirela Milori: Po pse nuk jetoni bashkë?

Raimonda Qëndro: Jo ne nuk jetojmë me parime bashkë, se ai ka parime që vjen nga Kukësi, unë vij nga një vend në Tiranë. Janë gjëra që nuk kombinohen, por ne të dy në një shtëpi rrimë bashkë, se ne të gjitha të ardhurat e atij përdorim, nëqoftëse nuk do të kisha të ardhurat e atij ose nëse nuk do të kisha atë pranë, domethënë nuk mund të quhesh një familje.

Mirela Milori: Ti mendon që jeni një familje?

Raimonda Qëndro: Unë mendoj 100% që unë jam një famile, përderisa vajza njeh nënën, babain dhe kanë në mes dashurinë, pse mos e quaj një familje.

Mirela Milori: Njerëzit duhet të jetojnë bashkë që të quhet një familje?

Raimonda Qëndro: Unë jetoj me burrin është njeri shumë i mirë dhe një baba shumë i mrekullueshëm.

Mirela Milori: Ai jeton me ty?

Raimonda Qëndro: Ai jeton me mua!

Mirela Milori: Familja e tij nuk të pranon?

Raimonda Qëndro: Jo!/tvklan.al