Në 1 Gusht 2015 u prezantuan 24 administratorët e rinj të kryeqytetit, mes të cilëve Adriatik Merko u vu në krye të njësisë numër 6.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur informacioni që Merko është student i Universitetit të Drejtësisë, krahas punës si administrator.

Në bazë të informacioneve zyrtare, Adriatik Merko ndjek studimet në vitin e dytë Bachelor, ditën. Gazetarja i drejtohet vetë administratorit, i cili fillimisht thotë se e ka lënë shkollën dhe po kërkon ta kthejë part-time.

Por kur gazetarja i thotë se ai është student edhe sot që flasim, administratori çohet papritur e i thotë të kthehet nesër, pasi po i rrëshket një kodër…

Gazetarja: Kanë mbërritur informacione që në të njëjtën kohë, që je në post drejtues i njësisë, vazhdon edhe studimet në Juridik. Si është kjo e vërtetë? D.m.th, mu desh të vija t’ju pyesja edhe juve, për shkak të detyrimit moral, për të mos qenë e njëanshme në informacion. Do të doja të dija, si i bën të dy gjërat në të njëjtën kohë? Si vazhdojnë studimet? Ke mbyllur ciklin e provimeve?

Adriatik Merko: Po…, e kam lënë qëkur shkollën, nuk e vazhdoj dhe po kërkoj, që të bëj part-ime.

Gazetarja: E ke mbyllur?

Adriatik Merko: Jo! Nuk e vazhdoj më shkollën!

Gazetarja: Nuk e vazhdon më shkollën?

Adriatik Merko: Po kërkoj part-time në institucionet private.

Gazetarja: Po ndërkohë, emri jot rezulton në juridik, se kështu kanë mbërritur informacionet. Pavarësisht, nëse e keni frekuentuar apo jo, është në dëshirën tuaj, është fakultative. Por unë e di, që në bazë të informacioneve të mbërritura, emri juaj rezulton si student në atë universitet?

Adriatik Merko: Të lutem, hajde nesër!

Gazetarja: Të lutem! S’e kuptoj, se për çfarë duhet të…?

Adriatik Merko: Po sepse po rrëshket një kodër atje lart dhe duhet të vete, se kam…

Gazetarja: Po rrëshket një kodër, por ti thjesht të njëjtën përgjigje do më japësh!

Adriatik Merko: Hajde nesër, po të them!

Gazetarja: E vazhdon, apo s’e vazhdon?

Adriatik Merko: Hajde nesër!

Gazetarja: Po ça lidhje ka, si sot si nesër?

Adriatik Merko: Hajde nesër, po të them!

Gazetarja: Po kodra nuk është, se shkove ti në të qindën e sekondës, edhe do ta mbash…, thjeshtë…

Adriatik Merko: Hajde nesër!/tvklan.al