109 aktivitete tregtare rinisin punën në karantinë

Në 60 minutat e leje – daljes këta qytetarë zgjodhën t’i drejtoheshin librarisë.

Leximi në këto ditë karantinimi i arratis drejt viseve dhe epokave të largëta, edhe pse qëndrimi brenda banesës është për ta një detyrim.

Po cilat janë librat që po kërkohen më shumë nga lexuesit?

Pas vendimit të Ministrisë së Shendetësisë , edhe kancelaritë e gomisteritë ofruan shërbime në fashën orare 05:00 – 13:00.

Leja për 109 aktivitete tregtare që të vazhdojnë normalisht punën ka shtuar lëvizjen e automjeteve në rrugë.

Radhë të gjata pati në bankat e nivelit të dytë. Për shkak të numrit të reduktuar të sporteleve, pritja e qytetarëve zgjati disa orë.

Nëpër rrugë vijoi verifikimi për qytetarët nëse ishin pajisur me autorizimin e miratuar nga autoritetet.

Tv Klan