Haradinaj ende në detyrë, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haradinaj ende në detyrë, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

20:12 26/07/2019

Përçarje mes grupeve në koalicionin qeverisës

Paqartësitë lidhur me kompetencat dhe vendimet që mund të marrë qeveria deri në zgjedhjen e qeverisë së re ka ndikuar që Kryeministri Ramush Haradinaj të mos vazhdoj me rendin e ditës në mbledhjen e sotme.

Ai ka ngarkuar zyrën ligjore të Kryeministrisë të sqarojë situatën e qeverisë që tashmë është dorëhequr dhe t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese. 

Ai ka kërkuar aprovimin e ministrave për këtë çështje, por u kundërshtua nga zëvendëskryeministri dhe ministrat e PDK-së të cilët insistonin që të ketë një takim mes liderëve politik të koalicionit në mënyrë që të marrin një vendim.

Haradinaj nuk ka dashur të gjykojë zvarritjen një takimi konsultues të  presidentit me partitë politike. Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryeministrit javën e kaluar për shkak të ftesës që i kishte ardhur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT