“Armatosja e vazhdueshme nga Rusia e Kina, kërcënim për rajonin”
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj thotë se Serbia po merr në mënyrë të vazhdueshme pajisje ushtarake nga Rusia e Kina. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se kjo përbën kërcënim të drejtpërdrejt për Kosovën dhe rajonin.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, shkruan Haradinaj.
Ai i bën thirrje Serbisë që “ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”/tvklan.al