Të gjithë jemi mësuar që të shohim Hueyda El Saied me flokët kaçurrela, por mesa duket ajo ka marrë një vendim drastik për pamjen e saj.

Hueyda i ka thënë “mirupafshim” kaçurrelave të cilat ishin një tipar identifikues i saj dhe të gjithë ishin mësuar ta shihnin me një njëjtën look.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo tregon pamjen e re me flokët e prera shkurt dhe shihet se ka pësuar një ndryshim drastik.

“Nuk mund të ndryshoj botën, por mund të ndryshoj modelin tim të flokëve”, shkruan Hueyda El Saied. /tvklan.al