Haxhiu: Kam informacion se as Hoti nuk do të jetë në Uashington, marrëveshje të tilla nuk mund…



Haxhiu: Kam informacion se as Hoti nuk do të jetë në Uashington, marrëveshje të tilla nuk mund…

22:25 24/06/2020

Vetëm pak orë para se të nisej drejt SHBA për takimin që do të mbahej të shtunën Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Gjykata Speciale ka njoftuar se ka ngritur akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi, çka ka bërë që ky i fundit ta anulojë  udhëtimin drejt Uashingtonit. Sakaq u njoftua se do të ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim.

Por, i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, gazetari Baton Haxhiu tha se sipas informacioneve që ai ka, dyshon se kryeministri Hoti do të marrë pjesë në takim dhe se deri më tani gjasat janë që edhe ai ta anulojë.

Sipas Haxhiut një marrëveshje kaq e rëndësishme nuk mund të nënshkruhet vetëm nga kryeministri.

Avbullah Hoti është nisur drejt Uashingtonit?

Baton Haxhiu: Ai është nisur dhe tani është në një prej qyteteve Europiane, por problemi kryesorë është se dyshoj, vetëm nëse ka ndonjë presion të madh, dyshoj se zoti Hoti mund të jetë atje, për disa arsye. E para nënshkrimi i çdo marrëveshje në Kushtetutën e Kosovës është i kategorizuar i tillë, që marrëveshje të tilla të rëndësishme nuk mund ta nënshkruaj vetëm kryeministri. Të parët që ratifikojnë është            Parlamenti, fuqia e dytë është Presidenti dhe pastaj vjen kryeministri. Kryeministri mund të nënshkruaj gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme, siç është marrëveshja e datës 27. Dyshoj që ka guxim, në kuptimin politik dhe duhet të shkojë zoti Hoti…

E keni informacion apo analizë?

Baton Haxhiu: Informacion, momentalisht qëndrimi është që mos të shkojë, por mund të ndryshojë nga presionet. /tvklan.al




Të ngjashme