18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive në qëndrën spitalore universitare “Nënë Tereza” përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit, pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish-bllokut, Bar-Restorant “Artigiano-n”. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare, që ka cuar në helmimin e klientëve.

Gjergji Koja, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i Tiranës:

”Bëhet fjalë për tre në fillim dhe 3 tjera,  janë 6 mostra të marra të cilat kanë rezultuar të kontaminuara dhe me salmonelë, siç u vërtetua nga Instituti i Shëndeit Publik”

Dyhohet se rreth 40 klientë janë helmuar përgjatë një jave nga konsumimi i ushqimeve në këtë restorant, por një pjesë e tyre kanë patur simptoma të lehta e për pasojë nuk janë paraqitur në urgjencë. Pas kësaj situate autoriteti shëdetësor rajonal ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të këtij restoranti.

Gjergji Koja, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i Tiranës:

Marrim shkresë zyrtare nga DSHP propozim për mbyllje të lokal “Artigiano-s”. U vendosën edhe njoftimet nga inspetoriati Shtetëror Shëndetësor i Tiranës në xhamat e këtij lokali dhe pse u hoqën herën e parë, mbi mbylljen e lokalit nga ky inspektoriat”.

Kryeinspektori i Tiranës, Gjergj Koja bën me dije se nën hetim është  edhe kompleksi “Kame”, në Ibë. Analizat e mostrave të marra pritet dalin të hënën.

Tv Klan