Rreth 80 emigrantë të paligjshëm, të cilët u helmuan gjatë ushqimit të darkës këtë të diel, u dërguan me ambulanca në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kayseri të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, ku emigrantët konsumuan ushqimin e darkës në Qendrën e Kthimit të Emigrantëve.

Sipas medias turke, autoritet druhen se numri i të helmuarve mund të rritet pasi në Qendrën e Kthimit të Emigrantëve qëndrojnë rreth 750 persona.

Emigrantët nuk kanë rrezik për jetën, ndërsa një hetim i plotë ka nisur për të zbardhur shkaqet e helmimit në qendrën shtetërore. /tvklan.al