Parlamenti i Maqedonisë pritet të shqyrtojë sot heqjen e imunitetit të deputetit për Nikolla Gruevskin.

Ish-Kryeministri maqedonas është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit për abuzim me një tender prej 600 mijë eurosh. Ai duhej të paraqitej të enjten në burg.

Por imuniteti ka pak gjasa t’i hiqet, pasi deputetët e opozitës përfshirë edhe ata që votuan pro marrëveshjes së Prespës thonë se nuk do t’a mbështesin kërkesën e gjykatës.

Tv Klan