Hidhen në server të dhënat e identifikimit biometrik



Hidhen në server të dhënat e identifikimit biometrik

15:48 06/05/2021

Celibashi: Do të shihet kush tentoi të votojë 2 herë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e hedhjes së të dhënave nga pajisjet e përdorur për identifikimin biometrik, në serverin e tij.

Pas kësaj procedure do të bëhet dhe identifikimi i personave që kanë përdorur më shumë se një herë këto pajisje, çka do të sjellë dhe nisjen e hetimeve nga organet e drejtësisë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve hedh poshtë çdo mundësi se barkodi i vendosur në çdo fletë votimi të mund të shërbejë si element identifikuese për të zbuluar se për kë çdonjëri nga zgjedhësit ka hedhur votën e tij.

Tv Klan







Të ngjashme