Elbasan, sekuestrohen edhe 158 mijë lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 celularë

7 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, mes të cilëve edhe një vajzë 32 vjeçare, pasi akuzohen për hedhje të treg të parave të falsifikuara.

Pas një hetimi disa mujor, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, pasi kanë zbuluar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.                                         

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Klan News