Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Camila Cabello, së fundmi ka qenë në vëmendjen e mediave për filmin e saj të parë, roli protagonist i së cilit i është besuar 24-vjeçares. “Hirushja” është një film i zhanrit komedi muzikore me skenar dhe regji të Kay Cannon.

Premiera e parë e filmit u mbajt më 30 Gusht në teatrin grek në Los Angeles, ku morën pjesë yjet Nicholas Galitzine, Billy Porter, Idina Menzel, Maddie Baillio dhe James Corden.

Ajo që bie më shumë në sy është pamja spektakolare e artistes, e cila mbante veshur një fustan në ngjyrë argjendi në pjesën e sipërme dhe ngjyra e zezë që mbizotëronte në pjesën e poshtme të fustanit.

Kombinimi i fustanit ‘Oscar De La Renta’ me vathë diamanti dhe një model të thjeshtë të flokëve e kaluan të gjithë vëmendjen tek pamja e saj. Ndërkaq rikujtojmë se filmi do të shfaqet në “Amazon Prime Video” më 3 Shtator 2021./tvklan.al