Programi “Historia ime”, në Tv Klan vjen këtë sezon të ri me një risi. Në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, çdo të dielë në Klan Plus do të vijë “Historia e Fundjavës”.

I ftuar në studio, Arbër Hajdari u shpreh se historitë që do të trajtohen do të jenë histori të vërteta njerëzore. Programi do të shtrihet edhe më tej duke u ndalur tek promovimi i të rinjve, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri dhe janë të suksesshëm në atë që bëjnë.

Arbër Hajdari: Ne kemi ndjekur gjatë sezonit që shkoi historitë tuaja dhe menduam që pse mos ndajmë dhe ne disa nga historitë tona. Ato historitë aq sa të trishta, aq edhe të bukura dhe frymëzuese. Menjëherë vazhduam kontaktet me televizionin në mënyrë që të bënim një bashkëpunim për të ndarë ato historitë e solidaritetit njerëzor, që ne mendojmë që kanë shumë rëndësi për shoqërinë shqiptare.

Mirela Milori: Cilat do të jenë historitë më tipike që do të sjellim në ekran këtë vit?

Arbër Hajdari:  Ne kemi menduar  që në emsion të trajtojmë disa histori. Historitë do të fillojnë nga historitë njerëzore, të trishta, reale. Historitë e atyre njerëzve të ndershëm të këtij vendi, për të cilët nuk ka shumë informacion se ku janë, ku ndodhen, por ne i kemi gjetur, ata na kanë gjetur. Përveç kësaj emisioni do të shtrihet edhe në disa këndvështime të tjera siç është promovimi i të rinjve, i të rejave, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri, janë të suksesshëm në atë që bëjnë. Ne duam që t’i përçojmë modelet e tyre të suksesit në këtë emision në mënyrë që modeli krijon modelin dhe e gjithë shoqëria shqiptare, rinia kryesisht të ndjekë modelin e saj në rrugën e suksesit në degë të ndryshme të jetës. Historitë njerëzore do të fillojnë jo vetëm me apelin që mund të kemi, ato historitë e ndryshme që fillojnë nga banesat, por edhe histori të ndryshme që fillojnë nga ndërhyrje kirurgjikale, gjë që fondacioni “Fundjavë Ndyshe” e ka bërë me kohë. Thjesht ne duam që ta kalojmë këtë në një dimension tjetër, në një dimension televiziv për shkak se ka shumë emocion, që ne nuk kemi patur mundësi ta shprehim përmes ekranit./tvklan.al