Një grua nga veriu i Shqipërisë është bërë pjesë e emisionit “Historia ime”  në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshe me një bashkëshort xheloz i cili shkatërroi totalisht familjen e tyre. Pas një dhunë të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, bëri që ajo të ndahej dhe të kërkonte shpesh herë urdhër mbrojtje. Edhe pas divorcit ai e ka përndjekur duke ia bërë jetën ferr.

Duke u gjendur në një rast të pa shpresë ku nuk mund ta ndihmonte askush, madje as policia nuk merrte parasysh kërkesat e saj, mësuesja i shkruan një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i tregon situatën ku ndodhej dhe pas atij mesazhi gjërat ndryshuan për mirë. U hap një proces gjyqësor për të, u dënua me 3 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.