Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Sami Albrahimi 60 vjeç, nga Fushë-Kruja i cili ka rrëfyer së në datën 14 Dhjetor 2019, pësoi një aksident i cili e ka dëmtuar shumë, psikologjikisht dhe fizikisht. Teksa po priste një makinë tek mbikalimi i Fushë-Krujës, e përplas një makinë e panjohur, e cila u largua nga vendngjarja menjëherë.

I goditur keq tek pjesa e poshtme e trupit, ku njëra këmbë iu thye dhe tjetra pësoi 4-5 fraktura të forta deri në kockë, Samiu mbeti i gjakosur në rrugë.

Në vendngjarje shkoi Urgjenca e Spitalit të Fushë-Krujës, e cila nuk e çoi në Spitalin Ushtarak, por e çoi Samiun në shtëpinë e tij duke e lëshuar përtokë në ballkon.