Kosova ka siguruar medaljen e parë olimpike në sportin e xhudos. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pasi ka mundur xhudisten japoneze Funa Tonaki.

Më herët, Krasniqi mundi në gjysmëfinale rivalen mongole Urant-setseg Munkh-bati dhe u kualifikua në finale.

Ky është suksesi i radhës pas atij të xhudistes tjetër Majlinda Kelmendi në vitin 2016. Xhudistja u shfaq shumë e lumtur për suksesin e arritur duke realizuar ëndrrën e saj.

Sporti i xhudos është mjaft i suksesshëm në Kosovë dhe një kontribut të madh ka dhënë edhe trajneri Driton Kuka.

Klan News