Abuzimet përfshinin pagimin e nënave për të lënë fëmijët

Holanda po pezullon të gjitha birësimet nga jashtë me efekt të menjëhershëm, pasi një hetim zyrtar zbuloi shumë abuzime. Hetimi u përqendrua në birësimin e fëmijëve nga Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Indonezia dhe Sri Lanka nga 1967 në 1998. Abuzimet lidhen me pagimin e nënave për të lënë fëmijët.

Hetimi zbuloi se zyrtarët e qeverisë holandeze ishin të vetëdijshëm që kryheshin birësime kundrejt pagesave dhe disa zyrtare ishin të përfshirë në abuzime, megjithatë policia nuk gjeti prova.

Komiteti hetimor arriti në përfundimin se gjërat kishin shkuar gjithashtu keq para dhe pas periudhës 1967-1998, në të cilën ishte përqendruar. Sistemi ishte ende i ndjeshëm ndaj mashtrimeve dhe abuzimet ende ndodhnin “deri në ditët tona”. Zyrtarët thanë se një kabinet i ardhshëm do të duhet të vendosë se si të procedohet me birësimet jashtë shtetit.

Të birësuarit e kanë mirëpritur faljen e qeverisë holandeze për dështimet e së kaluarës, por thonë se është vetëm hapi i parë për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.

Klan News