Dashi – Këtë fundjavë duhet të jeni të matur, por kjo nuk është diçka e keqe. Mbani impulset tuaja nën kontroll derisa të gjeni diçka që ia vlen t’i kushtoheni me të gjithë pasionin tuaj.

Demi – Java që nis nesër do të jetë një javë e mirë për takime me miqtë dhe angazhimin në aktivitete që të ndihmoni njerëzit e tjerë. Niseni me vrull.

Binjakët – Pa marrë parasysh se çfarë dëshironi nga jeta, ju do të gjeni mënyra për t’i arritur. Madje edhe më shpejt e më lehtë nga sa e mendoni.

Gaforrja – Javën që nis bëni diçka jashtë gjërave të zakonshme – diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, por do të donit ta kishit bërë. Mos u shqetësoni, edhe njerëzit tuaj të dashur do ta miratojnë.

Luani – Mendoni për qëllimet tuaja në afatin e gjatë dhe jo për qëllimet afatshkurtëra. Kjo vlen për të gjithë fushat e jetës, por veçanërisht për karrierën.

Virgjëresha – Ditët të vazhdim mund të takoni dikë që mund të bëhet më shumë se vetëm shok për ju. Do të keni shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë për të ndarë me njëri-tjetrin.

Peshorja – Sa më e vështirë që të jetë sfida për ju, aq më shumë do ta pëlqeni. Shpenzoni çdo energji fizike për t’ia dalë. Mund t’ju duhet të përpiqeni më shumë se kurrë përpara.

Akrepi – Do të keni frymëzim për gjëra të natyrës kreative apo artistike. Kombinoni kualitetet e natyrës suaj të lidershipit me një dozë të lartë humori.

Shigjetari – Kushdo që do të përpiqet t’ju detyrojë të bëni gjëra që ju nuk i doni, do të zhgënjehet. Me shpresë ata do ta marrin mesazhin që nuk duhet të fusin shumë hundët në punët tuaja.

Bricjapi – Do të takoni disa njerëz interesantë këtë javë dhe disa prej diskutimeve që do të keni do bëjnë që të hapni sytë Në vazhdim nuk duhet ta merrni jetën kaq lehtë.

Ujori – Sigurohuni që nuk po shfrytëzoheni si në punë, ashtu edhe në rrethin shoqëror. Disa njerëz duket se thjeshtë dëshirojnë të kapen pas xhaketës suaj. Është koha që ata t’i prezantoni me realitetin.

Peshqit – Diçka që keni nisur herët javën që po kalon do të zhvillohet në një projekt të rëndësishëm për ju. Nëse emri juaj nuk është ende në tituj, kjo s’do të zgjasë shumë. Mbi të gjitha ju e meritoni./tvklan.al