Dashi-Do të jeni në gjendje t’i menaxhoni njerëzit fare lehtësisht përgjatë ditëve që do të vijnë me sharmin dhe sjelljen tuaj. Nuk ka asgjë të keqe që të shfrytëzoni aftësitë që keni.

Demi-Tregohuni të vendosur dhe kërkoni atë që është më e mira për ju javët që do të vijnë. Mos u ndikoni nga ata që ju rrethojnë, të cilët do të përpiqet të influencojnë dhe t’ju ndryshojnë mendim.

Binjakët-Mos lejoni që frika të fitojë përgjatë ditëve në vijim, sepse nga mesi i javës do të keni oportunitete të reja që nuk duhet t’i lini të shkojnë. Mos u fshihni në hije dhe bëjini ballë situatave.

Gaforrja-Nuk duhet të merrni asnjë vendim të bazuar vetëm në emocione, në mënyrë kategorike. Kjo pasi aktiviteti kozmik në zonën e ndjenjave paralajmëron se ndjenjat mund t’ju bëjnë të gaboni.

Luani-Miqtë dhe kolegët në punë do të kërkojnë që çdo gjë që bëni javët në vijim të jetë sa më precize dhe e saktë. Por mos ia vini veshin, bëni punën tuaj pa u shqetësuar për atë që kërkojnë të tjerët.

Virgjëresha-Dikush që e konsideronit rival, e ndoshta edhe armik do të bëjë gjithçka të mundet këto ditë për t’ju ndihmuar. Ky është një shembull shumë i mirë se duhet të mbani marrëdhënie të mira dhe të mos krijoni armiq, edhe me ata që nuk i keni qejf.

Peshorja-Kjo është një ndër periudhat më të mira të vitit dhe gjërat do të shkojnë edhe më mirë. Si në krijimtari ashtu edhe në aspektin romantik, nuk ka asgjë që nuk mund të arrini, ndaj vendosini vetes qëllime dhe futjuni punës. Do të shkëlqeni si një yll.

Akrepi-Tregojini një miku që nuk po kalon një periudhë fort të mirë se jeni aty për ta dhe se nëse kanë nevojë për diçka mjafton ta kërkojnë. Një gjest fare i vogël nga ana juaj mund t’i ndryshojë të tjerëve ditën.

Shigjetari-Javët e fundit keni pasur fitore të vogla, por edhe humbje të njëjta, aq sa për të qenë në ekuilibër. Situata ndryshon në ditët që do të vijnë pasi fitoret do të jenë të mëdha, sidomos në çështjet e zemrës.

Bricjapi-Nëse dy-tre ditët në vijim do t’ju duhet ndihmë profesionale, duhet ta kërkoni atë. Edhe ata që ju njohin shumë mirë nuk e kanë aftësinë për të lexuar mendjen, kështu që hapni gojën.

Ujori-Ndonëse dielli është në anën tuaj momentalisht dhe rrugës është hëna e plotë që do të jetë në favorin tuaj, nuk e hiqni dot nga vetja një ndjenjë se diçka e keqe do të ndodhë. Kjo do të thotë se duhet të ndjeni më pak dhe të mendoni më shumë Ujor!

Peshqit-Çështjet familjare do të forcohen përgjatë ditëve në vijim dhe nëse përpiqeni fare pak për të tejkaluar disa situata konflikti në shtëpi, do të shihni se të gjithë do të jenë më të lumtur./tvklan.al