Dashi-Detyrimet e shumta të ditës do ju stresojnë dhe do t’ju shpërqendrojnë. Bëni një planifikim shumë të kujdesshëm të asaj që doni të bëni dhe ruani qetësinë…Do të jeni në gjendje të arrini gjithçka në mënyrë efektive.

Demi-I dashur Dem, zhvillimet rreth jush janë shumë të shpejta dhe ju duhet të lëvizni menjëherë përpara se të trajtoni çështje të caktuara. 

Binjakët-Sot do të bëni hapa të rëndësishëm në çështjet e kaluara që janë vonuar dhe nuk keni gjetur zgjidhje. Nëse jeni të shqetësuar për çështjet familjare, ju jeni absolutisht në pozitë të favorshme.

Gaforrja-Disa sugjerime për të kaluar një ditë në natyrë do të ishin ideale për ju sot. Planetet në tërësi do t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime konstruktive në jetën tuaj që do t’ju rinovojnë ndjeshëm.

Luani-Sot do të keni mundësi të punoni në vende që deri vonë nuk keni mundur. Mundësitë për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj janë premtuese dhe përfundimi i suksesshëm i projekteve tuaja është teorikisht i arritshëm. 

Virgjëresha-Kjo e Mërkurë është një ditë shumë e mirë për ju. Krijimtaria dhe dinamizmi do t’ju ndihmojnë të gjeni mënyrat e duhura për të ecur përpara.

Peshorja-Ju jeni në një “trazirë” të përgjithshme dhe p0o mundoheni që të zgjidhni disa çështje që ju shqetësojnë. Zemërimi dhe tensioni do të jenë karakteristikat e ditës.

Akrepi-Sot plotësoni boshllëqet e së kaluarës dhe të krijoni në mendjen tuaj zgjidhjet më të mira për problemet tuaja. Pa stres, pa asnjë nxitim, pa vëmendje dhe pa ndikim. 

Shigjetari-Kohët e fundit keni provuar të balanconi shumë situata që prej kohësh ju shqetësojnë dhe nuk e detyroni veten të bëjë gjëra që janë përtej fuqive tuaja. 

Bricjapi-Ju duhet të angazhoheni në qëllimet dhe planet tuaja. Pasi të dini se çfarë dëshironi, lehtë mund ta pretendoni atë. 

Ujori-Sot do t’ju jepen shumë mundësi për të realizuar shumë nga planet tuaja. Mos bëni ndonjë lëvizje të pamatur dhe jini absolutisht të sigurt për veprimet që bëni.

Peshqit-Në shumë situata më në fund do të bëni shumë sqarime. Ju duhet të shihni disa gjëra me qetësi dhe të lëvizni në përputhje me rrethanat. Mos e mbyllni veten. Kjo e mërkurë është një kohë e shkëlqyeshme për të kontaktuar me njerëzit tuaj të dashur. /tvklan.al