Dashi – Sot do të jeni në gjendje të shikoni më qartë se çfarë është e mundur të bëni dhe çfarë jo. Qasja juaj – gjithçka mund të arrihet – do të jetë ende aty, por do t’i shtohet një sens realizimi. Logjika e bashkuar me punën e madhe do t’i kthejnë idetë tuaja në suksese të mëdha.

Demi – Sot do të bëni gjithçka duhet për të arritur objektivin tuaj. Ideja e dështimit nuk do të jetë fare në mendjen tuaj – edhe instinktivisht e dini se nëse përpiqeni do t’i arrini ato që dëshironi.

Binjakët – Sot do ta keni shumë më të lehtë të punoni me miq dhe të afërm. Motivet dhe metodat tuaja mund të jenë të ndryshme, por të gjithë keni të njëjtin objektiv, kështu që të gjithë do të jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të mirën e përbashkët.

Gaforrja – Ndihma do të vijë kur të keni nevojë më shumë se kurrë, sot. Të tjerët do të mblidhen rreth jush për t’ju ndihmuar në arritjen e një suksesi. Mos u tregoni tepër krenar për të pranuar një dorë nga miqtë tuaj kur ju ofrohet.

Luani – Bashkohuni me njerëz që e dini se mund t’u besoni dhe mos kini tendencën për të bashkuar forcat me ata me të cilët nuk keni pikëpamje të përbashkëta mbi jetën dhe as objektiva të përbashkëta. Kjo nuk është koha e duhur për të rrezikuar.

Virgjëresha – E vërteta nuk është vetëm e rëndësishme, por është gjithçka. Ky është mesazhi që yjet ju dërgojnë sot dhe ju këshillojnë të kërkoni ndershmëri si për veten ashtu edhe për të tjerët. Do të zbuloni se e vërteta punon në favorin tuaj në çdo rast.

Peshorja – Për disa ditë do të gjeni veten nën presion , por nëse qëndroni të qetë dhe nuk futeni në panik gjithçka do të shkojë mirë dhe do të impresiononi shumë njerëz. Kur jeni në luftë, vetëbesimi është gjysma e betejës.

Akrepi – Mund të kishit bërë me mirë me një mundësi që ju është dhënë në ndërrim të viteve, por mos u shqetësoni për të. Do të ketë më shumë shanse të shkëlqeni përgjatë javëve të ardhshme. Shikoni përpara.

Shigjetari – Kjo është një kohë e rëndësishme për ju sepse vendimet që do të merrni këto ditë do të ndryshojnë jetën tuaj në shumë mënyra. Nëse doni që ndryshimi të jetë për mirë, duhet t’i keni të qarta objektivat. Cila është gjëja që dëshironi më shumë?

Bricjapi – Planetet ju këshillojnë të mos përpiqeni shumë të përmbushni objektivat e njerëzve të tjerë. Duhet të fokusoheni më shumë në ato gjëra që mendoni se janë të drejta, dhe jo në ato që ju kërkojnë të tjerët.

Ujori – Planet që keni bërë për javë, muaj e ndoshta edhe vite, do të paguajnë deri në fund të muajit. Asgjë që thoni, bëni apo edhe mendoni  humbet.

Peshqit – Nëse nuk doni të jeni i dyti atëherë duhet të bashkoni forcat me njerëz që ndajnë të njëjtët qëllime dhe ambicie me ju. Nuk është e domosdoshme të jeni në të njëjtën “frekuencë” me të tjerët, por duhet të shkoni në të njëjtin drejtim. /tvklan.al