Dashi-Tregohuni të arsyeshëm ju të dashuruarit sepse në të kundërt mund të keni probleme të mëdha me njëri-tjetrin. Mendoni për të ardhmen. Në planin financiar do t’i bëni llogaritë me kujdes dhe gjendja do mbetet e mirë për një kohë të gjatë. 

Demi-Me Hënën në shenjë mund të ecni dhe mund të promovoheni nga ana e punës dhe e profesionit që përshijnë përmirësime ekonomike. Një mbrëmje aktive në shoqëri do t’ju bënte mirë.

Binjakët-Jeta juaj në çift do t’ju shqetësojë pafund gjatë kësaj dite. Nuk do të ndiheni aspak të qetë. Të ardhurat do të kenë disa përmirësime të vogla. 

Gaforrja- Detyrat që duhet të bëni sot kërkojnë më shumë përpjekje dhe angazhim se zakonisht, dhe kjo gjë do t’ju lodhë. Kjo nuk është dita për të provuar gjëra të tjera. Punoni aq sa keni fuqi.

Luani-Çiftet do të kalojnë një ditë të mrekullueshme. Jeni shume kureshtarë dhe do të eksploroni gjera të reja. Lajme të mira në aspektin ekonomik. Financat do të fillojnë të rriten.

Virgjëresha- Sot do të jetë dita e duhur për të vizituar një mikun tuaj që ka nevojë për ju. Do të duhet që të jeni të duruar dhe të dëgjoni problemet e tij. Jepini mbështetje sepse një ditë mund të jeni ju ai që do të ketë nevojë për shoqëri.

Peshorja- Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur ose të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.

Akrepi- Ata që janë në një lidhje do të jenë me humor të mirë sot. Mbrëmja do të jetë edhe më pasionante. Në lidhje me financat duhet që të tregoheni më të kujdesshëm.

Shigjetari- Do të jeni të tensionuar gjatë ditës së sotme dhe këtë sjellje do ta shfaqni edhe gjatë bisedave me miqtë tuaj. Nëse dikush ju fyen apo ngacmon, kontrolloni veten dhe mos bëni veprime të cilat do t’ju prishin punë. 

Bricjapi- Ditë stresuese do të jetë kjo e sotmja për të lindurit e kësaj shenje. Do të jeni me humor të keq dhe nuk keni dëshirë për të bërë asgjë. Më mirë qëndroni në shtëpi dhe relaksohuni në ambientin tuaj.

Ujori-Mos prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi, flisni me të. Situata financiare do të përmirësohet ndjeshëm.

Peshqit- Gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet në lidhjen tuaj dhe jeni të mërzitur. Edhe situate ekonomike nuk po shkon mirë. Disa prej jush do të përballen me probleme të mëdha financiare. /tvklan.al