Dashi-Dëshira për të çuar përpara një projekt dhe për të qenë të suksesshëm mund të jetë e madhe, por kjo nuk është koha e duhur. Prisni deri në mesjavë përpara se të bëni lëvizjet tuaja, sepse nëse e bëni tani mund të zemëroni njerëz me pushtet.

Demi-Rruga e shpejtë nuk është gjithmonë më e mirë dhe do të bënit mirë ta mbanit mënd këtë fakt gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, mos prisni që duke i lënë për në momentin e fundit gjërat të shkojnë mirë. Tregohuni disi më të organizuar dhe planifikojeni kohën.

Binjakët-Ka gjasa që të shtini në dorë një sasi të madhe parash gjatë ditëve të para të javës. Por gjasat janë të njëjta që të humbisni një shumë po aq të madhe, ndaj bëni kujdes me çështjet financiare.

Gaforrja-Diçka që e shihni si sfidë është gjithashtu një mundësi shumë e madhe, ndaj tregohuni pozitivë dhe shihni për arsye se përse duhet të përpiqeni që të jeni të suksesshëm. Qëndrimi që mbani për diçka është gjysma e punës.

Luani-Planetet sugjerojnë se nëse i sforconi gjërat, mund ta ngadalësoni edhe më shumë procesin. Mund të jetë e bezdisshme që të shihni të tjerët që e kanë të vështirë të ruajnë ritmin, por duhet të pranoni faktin se kur bëhet fjalë për punën, jo të gjithë kanë ritmin tuaj.

Virgjëresha-Pjesën e parë të javës nuk është e këshillueshme asnjëlloj veprimi i pamenduar mirë. Mund të mendoni se e dini çfarë po thoni dhe po bëni, por nëse mërzisni dikë me pushtet dhe rezultatet nuk do të jenë të mira.

Peshorja-Çfarë ju duket tejet e thjeshtë, për disa të tjerë mund të jetë tepër e komplikuar. Ndaj mos u mërzisni nëse ata nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë po u thoni. Merreni me qetësi dhe nxirrni më të mirën tek njerëzit.

Akrepi-Mesazhi i yjeve këtë javë është se nuk ka asgjë në jetë kaq urgjente sa duhet me u marrë në këtë moment. Jepini kohë vetes dhe lërini të tjerët të bëjnë hapin të parët. Më e keqja që mund të ndodhë është se mund të mësoni nga gabimet e tyre.

Shigjetari-Përpiquni që të mos tregoheni impulsivë në reagime. Bota nuk do të marrë fund vetëm se nuk mund të bëni atë që dëshironi. Edhe ju duhet të bëni kompromise, ndaj pranoni se nuk do të shkojnë gjithmonë të gjitha gjërat sipas mënyrës tuaj. Dhe buzëqeshni pak më shumë.

Bricjapi-Vetëbesimi juaj është i mrekullueshëm dhe mund të bëni kaq shumë. Megjithatë ekziston gjithashtu rreziku që mund ta tejkaloni masën dhe të shkelni në territorin e dikujt në pushtet. Bëni miq, jo armiq.

Ujori-Keni shumë gjëra të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj momentalisht dhe pikërisht prej kësaj do të tundoheni për t’i rënë shkurt me shpresën se askush nuk do ta verë re. Por ata do ta dallojnë dhe për pasojë do të dëmtoni reputacionin tuaj. Kërkoni ndihmë, është më e lehtë.

Peshqit-Bëni diçka që ka kuptim dhe vlerë për ju gjatë ditëve në vijim. Se çfarë është ajo, vetëm ju mund ta dini. Megjithatë nëse vendosni për të bërë diçka që do t’u vijë në ndihmë të tjerëve, do t’i bëni mirë jo vetëm atyre, por edhe vetes.

/tvklan.al