Dashi-Do të jeni të vendosur dhe me dëshirën për të bërë të gjitha gjërat përnjëherë. Do të përjetoni emocione të forta me familjarët tuaj. Gjatë ditës mund të keni dhe konflikte të ndryshme me të afërmit. Mos u tregoni kokëfortë në të gjitha rastet.

Demi-Mosbesimi që ju karakterizon do të bëjë që të mos i besoni disa informacione që do t’ju vijnë. Megjithatë mos i refuzoni në mënyrë të prerë. Mund të merrni të dhëna të vyera, që do të mund t’i përdorni në shërbimin tuaj.

Binjakët-Është turp që jeni kaq të zënë me problemet tuaja personale sa që nuk ia keni idenë më të vogël se me çfarë përballen të tjerët. Dëgjoni çfarë ju thonë njerëzit e tjerë, aty mund të gjeni përgjigjet që kërkoni.

Gaforrja-Fokusohuni në aspektet pozitive të jetës dhe mundohuni që t’i zgjeroni këto energji. Ju ka ardhur në derë një mundësi shumë e madhe. Çelësi për ta kapur është që të qëndroni pranë gjërave që ju bëjnë të lumtur. Nëse keni besim do të keni edhe sukses.

Luani-Mund të jetë rasti që dikush po ju fsheh gjëra, por kjo nuk ju ka shqetësuar ndonjëherë në të shkuarën, kështu që përse duhet të ndodhë tani? Sot hëna e plotë do të ketë reagim negativ tek emocionet tuaja, ndaj ruani qetësinë.

Virgjëresha-Nuk duhet të ëndërroni dhe të prisni që gjithçka të jetë tejet e qetë sot. Ndryshimet mund të lënë gjurmë të thella sot. Impulsiviteti juaj apo i partnerit do të bëjë që të përjetoni momente delikate, por në fund do të arrini të realizoni edhe ato gjëra që i mendonit të pamundura.

Peshorja-Situata të caktuara mund t’ju çojnë deri tek të treguarit tjetrit rrugën. Kjo ndoshta mund t’ju duket e drejtë, por është diçka që nuk duhet të bëni nëse bëhet fjalë në situata të tensionuara. 

Akrepi-Arsyeja e vetme pse njerëz të caktuar ju kritikojnë aktualisht është sepse ata urrejnë aftësinë tuaj për të mos u influencuar nga jashtë dhe për të jetuar momentin. Sa më shumë t’ju thonë se duhet të ndryshoni stil jetese, aq më shumë duhet të këmbëngulni në tuajën.

Shigjetari-Sa më shumë të tjerët kërkojnë që të bëni ndryshime, aq më shumë duhet të qëndroni aty ku jeni. Hëna e plotë paralajmëron se çdo gjë që ndryshoni sot, me gjasë do t’ju kthehet mbrapsht nesër.

Bricjapi-Imagjinata po kalon kufijtë. Duhet që të mbani një kontroll sa më të mirë të emocioneve që të nxirrni më të mirën e vetes. Sigurohuni që veprimet tuaja lindin nga një balancim që i bëni mendimeve dhe emocioneve.

Ujori-Një projekt i ri do t’ju marrë shumë kohë nga tani deri në fund të vitit, kështu që sigurohuni që po bëni gjënë e duhur dhe përfshini edhe njerëzit e tjerë në punë.

Peshqit-Do të shijoni një ditë të jashtëzakonshme plot aktivitete me miqtë. Pozicioni i yjeve është në favorin tuaj, megjithatë nuk po e pëlqeni këtë gjë. Duket sikur njerëzit me të cilët punoni janë kundër jush./tvklan.al