Dashi-Shijojeni kohën romantike që do të kaloni me partnerin/en sot. Ka për të qenë një ditë relaksuese. Edhe nëse nuk planifikoni ndonjë gjë speciale, koha që do të kaloni me personin e zemrës ose familjen ka për të qenë shumë kualitative. Shijoni gjërat e vogla që ju ka sjellë jeta.

Demi-Kjo ditë shënon nisjen e një periudhe të re kuptimi mes teje dhe partnerit/es. Të gjitha parregullsitë në marrëdhënie janë zhdukur dhe do të jeni në gjendje ta shihni njëri-tjetrin ashtu siç jeni. Dita do të sjellë optimizëm të madh.

Binjakët-Lidhja është në rrethana kritike, por sot do të jeni shumë të qartë. Do të jeni në gjendje të gjykoni qartë pa emocione. Do të jeni në gjendje të gjykoni nëse jeni të lumtur me drejtimin që jeta ka marrë, nëse doni t’i qëndroni kësaj rruge apo të nisni diçka të re.

Gaforrja-Të qenit një partner/e i/e mirë do t’ju ndihmojë edhe në jetën profesionale. Bashkimi i të ardhurave mes të dyve do të rezultojë sukses i madh si në dashuri ashtu edhe në biznes. E kuptoni mirë njëri-tjetrin. Vazhdoni në këtë mënyrë.

Luani-Çdo mendim dhe veprim është i përqendruar tek karriera. Kësaj gjëje po i përkushtoni shumë kohë dhe vëmendje. Duhet t’i kushtoni rëndësi edhe familjes.

Virgjëresha-Keqkuptimet mund të të prishin qetësinë në marrëdhënie. Keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni menduar ndikimin që mund të ketë kjo gjë. Rezultati është se veprimet do të shihen në një këndvështrim tjetër nga partneri/ja. Duhet durim për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja-Sot është dita perfekte për një fillim të ri. Do të përfundoni çfarëdo lloj gjëje që ju mbante peng. Do të vijnë mundësi të reja që do të formojnë dhe do të ndryshojnë jetën.

Akrepi-Bëni kujdes me ato që thoni. Dikush po flet ndaj jush prapa krahëve. Mendohuni mirë para se të flisni. Kur ta bëni këtë gjë, flisni vetëm për veten dhe personin që keni përballë. Sot do të mund të udhëtoni në qytete të ndryshme.

Shigjetari-Sot është koha për të pushuar pak dhe për të shijuar ato që keni pranë. Keni qenë në nxitim për shkak të disa detyrimeve. Tashmë që i keni përfunduar është koha për t’u relaksuar dhe për të shijuar frytet e punës.

Bricjapi-Ka një shenjë të fortë se një person i tretë po mundohet të interferojë në marrëdhënien tuaj. Ti ose partneri/ja mund të tërhiqeni nga ky person. Bëhet fjalë për një dashuri të kaluar. Duhet të qëndrosh pranë partnerit/es për ta kaluar këtë moment.

Ujori-Pozicioni i planeteve parashikon që do të keni konflikte të mëdha. Kjo mund të ndikojë jetën dashurore, por edhe karrierën. Mos reagoni emocionalisht ndaj fjalëve dhe veprimeve të partnerit/es.

Peshqit-Sot është ditë me fat. Të gjithë surprizohen nga aftësitë tuaj për të zgjidhur gjërat. Do t’ju rritet vetëbesimi dhe do t’ju ofrohet një projekt i ri. Lumturohuni dhe festoni me njerëzit e dashur. /tvklan.al