UEFA njoftoi se do të rinxjerrë në shitje në orën 11:00 të enjtes më shumë se 100 mijë bileta të ndeshjeve të Euro 2024.

Organizmi kryesor i futbollit kontinental nuk bëri të ditur se për cilat takime bëhet fjalë në mënyrë specifike.

Kërkesa do të bëhet në faqen zyrtare të UEFA-s deri në përfundimin e biletave të vendosura në dispozicion.

Kjo mund të jetë mundësia e fundit për të patur një biletë për këtë turne të rëndësishëm që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani.

Tv Klan