Demi- Parashikohet një ditë përgjithësisht e mirë për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Dikush tregon interesim të madh për ju, dhe kjo mund të sjellë një ndryshim të madh.

Demi- Jeta në çift nuk do ketë ndonjë gjë të rëndësishme sot. Në përgjithësi do të ndiheni të qetë dhe nuk do debatoni me atë që keni në krah. Në lidhje me financat duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të bëni më parë llogaritë.

Binjakët- Ata që janë në një lidhje duhet të flasin sa më hapur me partnerin dhe të gjejnë zgjidhje për problemet që ju kanë dalë. Në planin financiar mos u tregoni aventurierë sepse shumë shpejt gjendja do ju rëndohet.

Gaforrja- Do të keni probleme në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do mund të jeni të qetë. Secili prej jush do ketë mendime të ndryshme dhe nuk do të arrihet dot të gjendet gjuha e përbashkët. Në lidhje me financat, nuk do të keni probleme.

Luani– Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni të pavendosur është se në morinë e alternativave nuk dini se cilën të zgjidhni.

Virgjëresha- Gjërat duket se janë shumë të qarta, por ngaqë jeni shumë konfuzë nga ndikimi i Hënës nuk jeni në gjendje të bëni dallim. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin tuaj.

Peshorja- Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, ndikimi i yjeve do të jetë i dobët të mbështeteni më shumë në aftësitë dhe mundësitë tuaja se te qielli. Sidoqoftë, dita do të jetë e mirë.

Akrepi- Ditë e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Ndërsa sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por situata do të fillojë të përmirësohet.

Shigjetari- Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që do të keni mbështetjen e një Merkuri pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë sentimental.

Bricjapi- Pas një periudhe me shumë pak mundësi për të ndërmarrë një iniciativë, duket se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar. Në planin sentimental jeni të favorizuar.

Ujori- Nëse keni një lidhje të fortë edhe dita e sotme ka për të ecur më së miri. Do jeni të logjikshëm dhe do dini si ta ktheni përherë situatën në favorin tuaj. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe nëse nuk doni të keni probleme më vonë.

Peshqit- Tani që keni Merkurin plotësisht  në anën tuaj, është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal. /tvklan.al